Sitemap

Nevila Dudaj flet për tregun e turizmit Amerikan në Shqipëri

3 min readSep 24, 2022

“Rrugëdaljen nga kriza botërore ekonomike e shoh vetëm në shfrytëzimin e kësaj situate globale për të promovuar dhe për të sjellë më shumë turistë, si vend që ofron paketat më të mira në rajon.” — Nevila Dudaj

Gjatë vitit të kaluar, me ndihmën e Institutit të Statistikave, u konstatua se turizmi amerikan pati një rritje të konsiderueshme prej 43% në sezonin turistik 2021. Për këtë fakt u prononcua dhe Nevila Dudaj, menaxhere e Hotel Adriatik në Durrës e cila, duke promovuar Shqipërinë në dhjetra konferenca të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka patjetër ndikimin e saj në këtë rritje eksponenciale.

Nevila Dudaj, në një intervistë nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, si menaxhere e një nga bizneseve më të suksesshme në Shqipëri, Hotel Adriatik dhe anëtare prej një dekade e kësaj dhome, foli për turizmin shqiptar dhe integrimin e tij në Amerikë. Me një zyrë në SHBA, Hotel Adriatik operon prej 6 vitesh në perëndim, duke promovuar Shqipërinë në kanalet zyrtare të turizmit. Komuniteti Shqiptar në Amerikë ka patjetër ndikimin e tij, duke ruajtur traditat dhe trashëguar kulturën kuq e zi brez pas brezi.

Ajo gjithashtu tregoi se tregu shqiptar i turizmit është i veçantë në çmim, cilësi dhe atë çfarë ofron. Orientimi i një turisti të zakonshëm vitet e fundit është lehtësuar duke e lejuar këtë të fundit të mund të vizitoj Shqipërinë edhe pa nevojën e një shoqëruesi. Një nga sfidat më të mëdha janë strukturat e hoteleve dhe klasifikimi i gabuar apo jo-klasifikimi i tyre me yje dhe cilësi sipas standarteve perëndimore. Ky fakt sipas Nevila Dudaj lejon që një Shqiptar të hasë vështirësi në partneritetet dhe bashkëpunimet në Amerikë, për shkak se jo cilësimi i duhur i një hoteli nuk shfaq seriozitet për strukturat amerikane.

Nevila Dudaj u ndal dhe te bukuritë natyrore të Shqipërisë, të cilat ajo i konsideroi si të “pa diskutueshme” ato, për shkak të veçantisë së tyre. Ajo mbetet e shqetësuar për cilësitë kryesore të hotelerisë si pastërtia, rregulli dhe gjuha folëse të stafit, gjë që ajo e cilëson si shumë të rëndësisshme kur bëhet fjalë për turistë të huaj.

Për sa i përket krizës globale, ajo shprehet se bizneset u ndaluan përkohësisht në vitin 2020 për disa muaj, për shkak të situatës Covid e cila “pushtoi” botën. Ky paralizim solli një situatë shumë të vështirë në vend për shkak të anullimit të fluturimeve, anullimit të fluturimeve dhe frikës së përhapjes së virusit. Pavarësisht situatës, Nevila Dudaj shprehet se Qeveria Shqiptare e menaxhoi situatën më së miri në momentin që e bëri Shqipërinë të aksesueshme nga amerikanët dhe pjesën tjetër të botës duke limituar protokollet e sigurisë dhe mbylljes në vend.

Kjo zgjidhje rriti renditjen e Shqipërisë në rang global për sa i përket turizmit dhe lejoi bizneset e hotelerisë në Shqipëri të promovojnë paketat e tyre në të gjitha kanalet e marketingut si të vetmin vend të lirë dhe të hapur, gjë e cila solli rekord turistash në vendin tonë.

Nevila Dudaj,
Adriatik Tours LLC

--

--

Nevila Dudaj
Nevila Dudaj

Written by Nevila Dudaj

0 followers

Nevila Dudaj — Adriatik Tours LLC

No responses yet